Shorti kishte caktuar që në vitin 2022 gjyqtarin Sokol Binaj, por mësohet se në dhjetor të vitit të kaluar, ai ka dhënë dorëheqjen, dhe është caktuar si relator gjyqtari i sapo emëruar Genti Shala.
Binaj mësohet se e ka dhënë dorëheqjen me argumentin se ka shqyrtuar kërkesa të mëhershme gjyqësore të Tahirit në ish-Apelin e Krimeve të Rënda.
SPAK ushtroi rekurs në Gjykatën e Lartë pasi nuk u pajtua me dënimin e ish-ministrit vetëm për shpërdorim detyre, por kërkon të dënohet edhe për trafik narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal, duke kërkuar 12 vite burg.
Ndërkohë ish-gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda e dënoi për shpërdorim detyre me 5 vite burg, që zbriste në 3.4 vite me gjykim të shkurtuar, por në fund vendosi pezullimin e dënimit dhe vënien në provë.
Më pas ky vendim u ankimua nga të dyja palët dhe Apeli i GJKKO-së e prishi vendimin e pezullimit të dënimit duke caktuar 3.4 vite burg.
Pas disa kohësh në burg, Tahiri u lirua nga Gjykata e Elbasanit pa e shlyer gjithë dënimin për shkak të disa rrethanave familjare.
Në Gjykatë e Lartë veç relatorit Gent Shala, pritet të caktohet data e seancës dhe dy anëtarë të tjerë të tjerë të trupës, për të shqyrtuar rekursin e SPAK dhe atë të vetë Tahirit që kërkon pafajësi.









