Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, me anë të një postimi në faqen e tij facebook ka bërë me dije se Vetëvendosjes për zgjedhjet e reja për të kandiduar për deputet i është bashkuar edhe specialisti i stmatologjisë, Dr. Metë Shatri.
Sipas Kurtit, Shatri gjatë rrugëtimit të tij profesional ka ndjekur shumë kurse e trajnime profesionale si dhe dhe vjen nga një familje me traditë atdhetare me kontribut të mirënjohur për çështjen kombëtare.
Postimi i Kurtit
Dr. Metë Shatri i bashkohet Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe është pjesë e listës sonë për deputet. Ka lindur në fshatin Tomoc të Komunës së Istogut dhe vjen nga një familje me traditë atdhetare dhe kontribut të mirënjohur për çështjen kombëtare.
Shkollimin fillor dhe të mesëm e ka përfunduar në Istog, ndërsa studimet universitare i ka vazhduar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, drejtimi Stomatologji, ku ka diplomuar në vitin 2013. Specializimin e ka përfunduar në vitin 2020 në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës.
Gjatë rrugëtimit të tij profesional ka ndjekur trajnime dhe avancime të shumta profesionale, duke qenë vazhdimisht i angazhuar në zhvillimin dhe përsosjen e mëtejme në fushën e stomatologjisë.
Është themelues dhe udhëheqës i ordinancës specialistike stomatologjike “DentLine”, ku ushtron veprimtarinë e tij profesionale.
Mirë se vjen, Metë!









