Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave të opozitës lidhur me përmbytjet, duke theksuar masat parandaluese dhe investimet që janë bërë për mirëmbajtjen e infrastrukturës së kullimit.
Ai ka shpjeguar se institucionet janë angazhuar për të garantuar gatishmërinë e sistemeve të kullimit dhe hidrovorëve, për të përballuar reshjet intensive të shiut.
“Para fillimit të sezonit të reshjeve, drejtoritë e ujësjellësit dhe kullimit kanë siguruar gatishmërinë e kanaleve kryesore, hidrovorëve dhe sistemeve të tjera. Përmbytjet në pika të caktuara janë të pashmangshme në çdo vend të botës. Vetëm vitin e kaluar investuam 25 milionë euro për infrastrukturën e kullimit dhe këtë vit, bashkitë do të investojnë 11 milionë euro më shumë për të përmirësuar kapacitetet e saj.”









