-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Neritan Liçaj: Bëhuni e djathtë konservatore për ndryshime të vërteta

Kryesoret

Neritan Liçaj, gjatë fjalës së tij në një tryezë me partitë opozitare, theksoi se ndryshimi nuk vjen nga etiketa dhe konceptet formale, por nga vullneti dhe angazhimi real i qytetarëve.

Ai kërkoi një reformatim ideologjik dhe një angazhim më të fortë të forcave politike me qytetarët, duke sugjeruar një përqafim të ideve konservatore dhe të djathta për të ndihmuar Shqipërinë të ecë përpara.

“Historia e opozitës për mua është histori suksesi. Mbijetoi. Ia doli sulmit të dytë më të egër pas ’45-ës. Tani e keni në dorë ju, zotërinj. Në doni një këshillë ose një ide nga unë si Neritan, djali i këtij populli. Ne jemi popull konservator. Gjëja e parë që bën shqiptari është shtëpia. Bëhuni e djathtë konservatore. Për mendimin tim, ky është sugjerimi im. Pastaj, ju e dini vetë, jeni burra të mençur, keni kaq vite në politikë. Kjo është ajo që mendoj: Bëhuni të angazhuar dhe qëndroni të palëkundur në vlerat tuaja, sepse vetëm kështu mund të sjellim ndryshime të vërteta.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit