Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i uroi “fat të mbarë” në fushatën e tij zgjedhore kryeministrit hungarez Viktor Orban, një aleat i hershëm, në një letër që Orban e postoi sot në faqen e tij në Facebook.
Të dy udhëheqësit u takuan në Shtëpinë e Bardhë më 7 nëntor, ku Orban mori nga Trump një përjashtim të përkohshëm njëvjeçar nga sanksionet e SHBA-së mbi importet e energjisë ruse, duke shmangur kështu një rritje çmimesh që kryeministri hungarez ka thënë se do të dëmtonte rëndë ekonominë e Hungarisë.
Në letrën e tij, Trump iu referua “udhëheqjes së guximshme” të Orban si një shembull për pjesën tjetër të botës .
Presidenti amerikan priste me padurim “forcimin e bashkëpunimit” midis dy udhëheqësve, siç tha ai, në fushat e mbrojtjes, energjisë dhe imigracionit të paligjshëm.
“Ju gjithmonë keni qenë të palëkundur në mbrojtjen e vlerave tuaja që e bëjnë Hungarinë një vend kaq të shkëlqyer, besimi, familja dhe sovraniteti kombëtar”, tha Trump në letrën e tij të datës 10 dhjetor./ Protothema









