Një aksident i rëndë ka ndodhur natën e kaluar në Klos, kur një automjet ka rënë në rrjedhën e një përroi në orën 01:00.
Ende nuk është bërë e qartë sa persona ndodheshin në mjet gjatë momentit të aksidentit, por burime të paoficializuara flasin për 2 deri në 3 persona.
Forcat e policisë janë në vendngjarje, ndërsa banorët e zonës po ndihmojnë në kërkimet për të shpëtuar të mundshmit. Infromacioni zyrtar ende nuk është publikuar.









