-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dyshime për përdorim dhe shpërndarje droge, aktor Can Yaman nën hetim

Kryesoret

Mediat në Turqi raportojnë se aktori i njohur Can Yaman është ndaluar nga autoritetet turke në kuadër të një hetimi të gjerë që lidhet me trafikimin dhe përdorimin e lëndëve narkotike, ku dyshohet se janë përfshirë edhe persona publikë nga bota e artit dhe medias.

Sipas raportimeve, Yaman është shoqëruar së bashku me disa persona të tjerë pas kontrolleve të zhvilluara në disa lokale nate në Stamboll.

Të ndaluarit janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e analizave përkatëse, me qëllim verifikimin e mundshëm të përdorimit të substancave narkotike.

Autoritetet kanë zhvilluar kontrolle në disa ambiente nate, ku janë arrestuar edhe persona të dyshuar si shpërndarës droge, si dhe administratorë lokalesh.

Hetimi po drejtohet nga strukturat përkatëse të Prokurorisë së Stambollit dhe pritet të zbardhen rrethana të mëtejshme.

Burime mediatike theksojnë se hetimet janë në vijim dhe ende nuk ka një vendim përfundimtar lidhur me akuzat ndaj personave të përfshirë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit