Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Klisman Cake, ka mbyllur bashkëpunimin me Shkëndijën e Tetovës dhe ka transferuar në Rusi, te Akhmat Grozny.
Pas katër vitesh të suksesshëm në ekipin kuqezi, Cake ka aktivizuar klauzolën e largimit dhe do të përpiqet për sfida të reja në kampionatin rus.
Gjatë kohës te Shkëndija, Cake kontribuoi në titullin kampion dhe regjistroi 133 paraqitje zyrtare. Ai do t’i bashkohet shokut të tij të Kombëtares, Mirlind Dakut, që luan për Rubin Kazan.
Shkëndija falënderoi Cake për angazhimin dhe sukseset e tij dhe i uroi shumë suksese në karrierën e tij të re.









