Shkëndija e Tetovës ka fituar 2-0 ndaj Slovan Bratislavës në Conference League, me dy gola në pjesën e parë, një autogol të portierit Bajric dhe një tjetër nga Sebastian Spahiu.
Me këtë fitore, Shkëndija mban shpresat për kualifikim në play-off, duke grumbulluar 7 pikë. Ndeshja e fundit për ta është në udhëtim kundër AEK Larnaca në Qipro.
Nga ana tjetër, Drita e Gjilanit është mposhtur 3-0 nga AZ Alkmaar. Goli i parë erdhi nga Mijnans dhe dy të tjerët nga Jensen e Sadiq. Drita tani ka 8 pikë dhe do të luajë ndeshjen e radhës në Madrid kundër Rayo Vallecanos. Të dyja ekipet janë ende në garë për një vend në fazën e play-off.









