Reshjet e dendura të dëborës dhe moti i keq ka sjellë shumë problematika në pjesën më të madhe të vendit, për shka të kësaj situate vijon të bllokohet rruga Bogë, Qafë Thore- Theth.
Policia e Shkodrës njofton se rruga do të bllokohet për shkak të rrezikshmërisë së lartë nga ortekët e dëborës si pasojë e kushteve të përkeqësuara atmosferike.
Ky segment rrugor do të mbahet i bllokuar deri në mëngjes, ndërsa do ketë kalimeve vetëm në raste emergjence dhe vetëm në shoqërim nga mjetet borëpastruese dhe shërbimet policore.









