-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përmbytjet në Kosovë, Përparim Rama: Kemi realizuar mbi 30 intervenime

Kryesoret

Kryetari Komunës së Prishtinës në Kosovë, Përparim Rama përmes një postimi në facebook ka publikuar pamjet e ndërhyrjes së mjeteve të emergjencës për normalizimin e situatës kritike në kryeqytetin e Kosovës, e shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut dhe motit të keq, i cili ka përmbytur prej disa ditësh pjesën më të madhe të vendit.

Postimi i Ramës 

Falënderim dhe Mirënjohje!🙏
Mbi 30 intervenime në të gjitha zonat e Kryeqytetit, janë realizuar gjatë ditës së sotme nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, Drejtoria e Investimeve Kapitale, Drejtoria e Shërbimeve Publike, Kompania Gjelbër, Policia e Kryeqytetit, si dhe njësitë e Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve (BPZ) të Kryeqytetit.
Këto intervenime janë zhvilluar me angazhim maksimal të ekipeve në terren, reagim të menjëhershëm dhe koordinim të vazhdueshëm ndërinstitucional.
Si Kryetar i Kryeqytetit, shpreh falënderim dhe mirënjohje të veçantë për të gjithë zyrtarët, policët, zjarrfikësit dhe punëtorët e angazhuar, për përkushtimin, vetmohimin dhe punën e palodhshme në shërbim të qytetarëve dhe Kryeqytetit.
Falenderoj edhe Drejtorin për Siguri dhe Emergjenca, z.Lulzim Fushtica për kontributin dhe angazhimin e tij në menaxhimin dhe koordinimin e situatës.
Bashkë për qytetarët 🤝

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit