Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë dëmtuar Urën e Prodanit në bashkinë e Kolonjës.
Si pasojë e prishjes së urës, rritjes së nivelit të ujit dhe prezencës së inerteve rrezikohet lidhja midis fshatrave Gjonc – Prodan, si dhe aksi nacional Ersekë–Leskovik, duke prekur zonat Tac dhe Ersekë.
Sipas njoftimit të prefekturës së Korçës, autoritetet po punojnë për pastrimin e shtratit.
Ndërkohë në Borovë, rruga nacionale ka pësuar çedim në një pikë të segmentit po punohet nga subjekti kontraktor për hapjen e një korsie shtesë. Qarkullimi aktualisht kryhet me një korsi.









