-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reshjet e shiut dhe prurjet të lumit Shkumbin rrisin rrezikun e përmbytjeve në Elbasan

Kryesoret

Gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm, reshjet e shiut kanë vazhduar me intensitet të ulët në qarkun e Elbasanit, ndërsa lumi Shkumbin ka regjistruar një rritje të prurjeve, duke ngritur shqetësime për mundësinë e përmbytjeve, sidomos në zonat më të afërta me brigjet.

Njoftim:

Në qarkun Elbasan gjatë natës kanë rënë reshje shiu sporadike me intensitet të ulët. Edhe mëngjesin e sotëm, reshjet vijojnë me të njëjtin intensitet. Situata deri në këto momente paraqitet pa probleme.

Në aksin rrugor nacional Elbasan-Qerret, në vendin e quajtur Dragostunjë, ka pasur ndërhyrje rreth orës 03:00 nga firma kontraktuese për pastrimin e aksit nga një masiv dheu. Pas ndërhyrjes, qarkullimi vijon normalisht.

Prurjet e lumit Shkumbin janë mbi mesataren e tij, por deri tani nuk paraqesin probleme. Po ashtu, edhe perroi i Zaranikës dhe i Paprit janë në nivele normale.

Vijojnë shkarkimet nga HEC-i i Banjës që, që prej mesditës së djeshme, kanë arritur nivele të larta. Në orën 09:00 pritet një rritje e mëtejshme në shkarkime, që do të arrijnë në 290 m3/sek, dhe së bashku me prodhimin do të jenë 390 m3/sek.

Janë njoftuar bashkitë Cerrik dhe Belsh për të qenë në gatishmëri në zonën ku kalon lumi Devoll, për të ndërhyrë në rast të mundshëm të përmbytjeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit