-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrëshqitjet bllokojnë rrugën Elbasan–Gjinar, ndërhyrja në terren për rikthimin e qarkullimit

Kryesoret

Rruga Elbasan–Gjinar është bllokuar për disa kohë paraditen e sotme, pas rrëshqitjeve të dherave që u shkaktuan nga reshjet e shiut të pasdites.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, në afërsi të fshatit Lleshan, duke ndërprerë përkohësisht qarkullimin e automjeteve.

Ky aks është shumë i frekuentuar gjatë fundjavës për shkak të vizitorëve që shkojnë në zonat malore për turizëm dimëror.

Pas bllokimit të rrugës, autoritetet kanë ndërmarrë masa për hapjen e një korsi, për të mundësuar kalimin e mjeteve dhe për të rikthyer normalitetin në këtë zonë, që është lidhja kryesore e fshatrave të Shpatit me qytetin e Elbasanit.

Ekipet e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe bashkisë Elbasan janë në terren për pastrimin e inerteve dhe normalizimin e qarkullimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit