Policia ka zbuluar një magazinë në Kamëz, ku veshjet e kontrabanduara stampoheshin me logo false të markave të njohura ndërkombëtare.
Gjatë aksionit është arrestuar turku Ozkan Sulun, ndërkohë që Mehmet Karçiga është shpallur në kërkim.
Po ashtu, janë proceduar në gjendje të lirë tre punonjëse të magazinës.
Në magazinë janë sekuestruar sasi të mëdha veshjesh dhe këpucësh, makineri për falsifikimin e logove dhe dokumente të tjera që shërbejnë për hetimet.
Policia dyshon se mallrat e sekuestruara kishin shmangur detyrimet doganore dhe ishin shitur me logo false të markave të njohura ndërkombëtare.









