Tre fëmijë në Durrës u morën nën mbrojtje nga autoritetet pas një situate shqetësuese ku dyshohet se nëna e tyre, Blerina B., i kishte lënë vetëm në banesë.
Rasti u bë publik edhe në rrjetet sociale, ndërsa D.V., e afërmja e familjes, denoncoi ngjarjen rreth orës 17:20.
Fëmijët u dërguan fillimisht në spital për kontrolle mjekësore dhe më pas u vendosën nën kujdesin e Qendrës së Mbrojtjes së Fëmijëve Durrës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, ku nisi procedimi penal ndaj shtetases B. B., 33 vjeçe, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.









