Pas përmirësimit të kushteve atmosferike këtë të diel, Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga aksioni për pastrimin e vijës bregdetare në Plazhin e Vjetër të Vlorës.
Ky aksion i organizuar nga strukturat shtetërore ka si qëllim përgatitjen e qytetit për sezonin turistik, duke pastruar bregdetin dhe duke siguruar kushte më të mira për vizitorët.
“Aksioni për pastrimin e Plazhit të Vjetër në Vlorë”, shkruan Rama.









