-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reshje dëbore në Elbasan, bllokohet qarkullimi në aksin Librazhd-Peshkopi

Kryesoret

Në qarkun e Elbasanit gjatë gjithë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet të lartë në zonat malore.

Në Stëblevë të Librazhdit trashësia e dëborës 50 cm e po ashtu edhe në Labinot Mal të Elbasanit.

Kalohet pa probleme aksi nacional Prrenjas-Qafë Thanë. Është bllokuar qarkullni në aksi aksin Librazhd Peshkopi.

Kalohen me zinxhirë disa fshatra të Librazhd si Qarrishta, Librazhd Katundi etj. Në Elbasan kalohet pa vështirësi Gjinari ndërsa kërkohet përdorimi i zinxhirëve në Labinot Mal, Zavalinë, Qerret e Funar.

Kalohen vetëm nga mjete të larta me zinxhirë rrugët e fshatrave Kukur, Lenie e Skëndërbegas në Gramsh.

Në Bashkine e Përrenjasit po ashtu kalohen me zinxhirë disa fshatra si Rrajcë Skëndërbe, Stravaj etj.

Mungon energjia elektrike në Zavalinë, Mollagjesh, Qarrishtë e Bardhaj  për shkak të defekteve të shkaktuar nga moti i keq.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit