Prokuroria e Tiranës do të marrë në pyetje të Emiljano Shullazin, lidhur me atentatin e ndodhur dy muaj më parë në Rinas.
Në atentat mbetën të vrarë Gilmando Dani dhe ish agjenti i AMP, Muçi Shaljani, këta të dy sapo ishin kthyer nga Barcelona.
Shullazi do të pyetet për ngjarjen në ambientet e paraburgimit 313, por mbetet e paqartë nëse do të flasë apo jo.









