Drejtoria e Shërbimit Social në Bashkinë e Durrësit ka ndërmarrë masa urgjente për të ndihmuar tre fëmijët dhe nënën e tyre, Blerina Bashën, pas reagimit për kushte të vështira jetese.
Grupi Teknik Ndërsektorial, i përbërë nga Shërbimi Social, Policia, Shëndetësia dhe organizata joqeveritare, ka vendosur të ofrojë mbështetje me veshmbathje, medikamente dhe pastrim të banesës.
Familja do të mund të zhvendosë regjistrimin e saj nga Vau i Dejës në Durrës, për t’u përfshirë në listën e familjeve që do të strehohen në banesa sociale.
Po ashtu, nënës do t’i ofrohet një punë me orar të plotë, ndërkohë që do të marrë kurse për prindërim dhe do të monitorohet nga Shërbimi Social për mbarëvajtjen e familjes.
Njoftimi:
Drejtoria e Shërbimit Social pranë Bashkisë së Durrësit nëpërmjet drejtoreshës së saj Diola Xhango bën me dije se pak më parë ka përfunduar mbledhja e GTN(Grupi Teknik Ndërsektorial)ku bëjnë pjesë: vetë shërbimisocial OJQ,Policia,Shëndetësia etj.lidhur me ndihmën për 3 fëmijët dhe nënën e tyre Blerina Basha.
U vendos që menjëherë tu vihet në ndihmë atyre duke i dërguar urgjent në spital të 3 fëmijëve veshmbathje,të gjitha medikamentet për trajtimin e sëmundjes.Do të bëhet pastrimi dhe dezinfektimi i banesës.Këto i morën përsipër ti financojnë ARSIS dhe World Vision.
Ndërkohë familja do të ndihmohet që ta zhvendosë regjistrimin nga Vau i Dejës(pasi me letra janë banorë të Malsisë së Madhe) dhe të regjistrohen si banorë të Durrësit.Duke u bërë banorë të Durrësit,bashkia do ta regjistrojë në listën e atyre që do të strehohen në banesa sociale.
Nënës,nëpërmjet Zyrës së Punës,do ti ofrohet sërish një punë dinjitoze në mënyrë që të mos punojë 16 orë sikundër pretendon por 8 orë në mënyrë që të mirërrisë fëmijët e saj.Nënës gjithashtu do ti ofrohen kurse prindërimi në funksion të mirërritjes së fëmijëve.Për çdo ditë do të kryhen kontrolle mbikqyrje nga shërbimi për mbarëvajtjen e familjes.Pra ajo do të jetë në provë për të parë nëse është e aftë të mbajë kujdestarinë ndaj fëmijëve apo jo.
/5pyetjet.al









