Yjet e Hollivudit u mblodhën për edicionin e 83-të të çmimeve Golden Globe. Timothée Chalamet ishte ndër fituesit kryesorë të mbrëmjes. Chalamet fitoi çmimin e aktorit më të mirë në një film muzikal ose komedi.
Edhe pse DiCaprio nuk fitoi çmim individual, filmi i tij One Battle After Another dominoi mbrëmjen me katër çmime, përfshirë filmin më të mirë muzikal ose komedi dhe regjisorin më të mirë.
Aktorja irlandeze Jessie Buckley u shpall aktorja më e mirë në dramë për rolin e saj në Hamnet, film që fitoi gjithashtu çmimin surprizë për filmin më të mirë dramatik.
Ndërkohë, trilleri me vampirë Sinners, që konsiderohej favorit, u nderua me çmimin për arritjet në biletari dhe kolonën zanore më të mirë.
Golden Globes janë një ndalesë e rëndësishme në rrugën drejt Oscars. Fitues të tjerë të rëndësishëm të mbrëmjes përfshinin Teyana Taylor, Rose Byrne, Wagner Moura dhe Stellan Skarsgård.
Ndryshe nga Oscars, Golden Globes shpërblejnë edhe televizionin. Seriali i Netflix Adolescence pa aktorët britanikë Stephen Graham, Owen Cooper dhe Erin Doherty të morën disa çmime për performancat e tyre.









