-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kim Mehmeti: Ta përbuzësh mërgatën është si ta pështysh miellin e bukës që të ka ushqyer!

Kryesoret

Duhet përsëritur sa më shpesh, që të mos harrohet: ndër të tjerat, populli e mbështet Lëvizjen Vetvendosje ngaqë kryetarin e saj e urrejnë dhe e shajnë ata që ai popull nuk i don dhe nuk u beson.

Sepse sikur të ishte ndryshe, pra nëse votuesit do u besonin mediave ku për çdo nat mblidhen nga pesë-gjashtë burra të cilët mbarë e mbrapshtë e shajnë dhe ofendojnë kryetarin e VV’së, atëherë kjo parti nuk do merrte as një përqind të votave e jo aq sa nuk ia dalin të marrin së bashku të gjitha partitë opozitare.

Pra sikur shqiptarët e Kosovës t’u besonin atyre që e urrejnë mërgatën vetëm pse ajo në shumicë e përkrahë VV, atëherë do dilte se ky populli nuk e ka kuptuar se t’i përbuzësh kurbetqinjtë, është njësoj si ta pështyshë miellin e bukës që të ka ushqyer.

Pra do dilte se shqiptarët e Kosovës nuk e ndjejnë se disa nga ata që për çdo nat e shajnë VV, në të vërtet e urrejnë edhe popullin që e mbështetë Kurtin.

Do dilte pra se votuesit e Kosovës nuk e kanë kuptuar se VV rritet e partitë opozitare vogëlsohen, sepse ato nuk e kanë ideal të mirën e vendit, por të keqen e Kurtit.

Në të vërtet, sikur partitë opozitare ta kishin ideal të mirën e vendit, ato do i çonin drejuesit e vet në trajnim te kryetari i VV’së, e ku, për shembull, ata të LDK’së do e kuptonin se përdersia të shkuarën e përdorë si mbushëse të xhepave të sotëm, nuk të ndihmon gjë jo vetëm djali i Presidentit historik të Kosovës, por edhe nëse varrin e tij e shpallë seli partiake.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit