Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka pajisur grupin nismëtar me formularin tip për mbledhjen e firmave që do të mundësojnë zhvillimin e një Referendumi të Përgjithshëm.
Ky referendum kërkon shfuqizimin e ligjit për barazinë gjinore, miratuar në nëntor të vitit 2025, dhe është paraqitur nga Komiteti “Pro Familjes”.
Në mbledhjen e së hënës, KQZ vendosi t’i japë grupit nismëtar kohë të riformulojë pyetjet e referendumit, duke shtyrë vendimin deri në një periudhë të mëvonshme.
Ligji kërkon që të mblidhen 50 mijë firma të vlefshme brenda 60 ditëve për të nisur procedurat e mëtejshme.









