-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha: Rama sfidon shqiptarët, do të japim mesazhin e qartë më 24 janar

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një fjalim të fortë para kryeministrisë, ku theksoi se Edi Rama po vazhdon të poshtërojë shqiptarët duke nxjerrë përpara “maskën” e tij, Belinda Ballukun.

Berisha i bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e thirrur për 24 janar, për të dërguar një mesazh të qartë për kryeministrin.

“Ai me një akt të papërgjegjshëm sfidon dhe poshtëron shqiptarët duke u nxjerrë maskën e tij. Lubinë, për t’u thënë atyre se ne nuk pyesim për ju. Por ne u themi në emër tuaj, Ed Rama edhe ne nuk do të pyesin për ju dhe do të kesh fatin që meriton. Opozita shqiptare ka vendosur të thërrasë një protestë më 24 janar, në të cilën t’i japim mesazhet e qarta për Ramën, hiq dorë nga grushti i shtetit. Prano ligjin dhe kushtetutën përndryshe do të të nxjerrim ne jashtë ligjit dhe kushtetutës,” theksoi Berisha, duke ftuar qytetarët të bashkohen në protestën e 24 janarit për të treguar forcën dhe bashkimin e opozitës shqiptare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit