Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një fjalim të fuqishëm përpara demokratëve në kryeministri, ku theksoi se viti 2026 do të jetë vit i ndryshimeve të mëdha, duke u konsideruar si “viti i anti-diktaturave”.
Ai kritikoi ashpër qeverinë e Edi Ramës, duke e quajtur atë një regjim të korruptuar dhe të dekompozuar, që mbahet në pushtet përmes mashtrimeve dhe manipulimeve. Berisha u shpreh se qytetarët janë të vendosur të japin një fund këtij regjimi dhe të sjellin ndryshimin.
“Viti 2026 do shkruhet me germa të arta në muret e kohës si viti i anti diktaturave. Si viti në të cilin popujt e autokracive i përmbytin njëra pas tjetrës to. Prej dy javësh rrugët e Teheranit dhe Iranit janë të mbushura me opozitare trima që pavarësisht, nga masakra breshëritë e ajetullahëve ecin drejt fitores. Asgjë nuk ndal një popull për të mbrojtur idealet e lirisë, vrullin e tyre, guximin e tyre pa triumfuar.
Ne këtu vijmë se kemi këtë besim se besojmë në idealet tona të drejta dhe këto do triumfojnë së shpejti. Kemi përballë sot, regjimin më karikatural më të turpshëm më të dekompozuar në Europë dhe botë. Regjimin që kudo që ta prekësh rrjedh vjedhje dhe vetëm vjedhje të shqiptarëve, regjimin të cilin mbahet më këmbë me mashtrime, propagandë trillime. Regjimin që pret nga ne qytetarët të japim ndëshkimin që meriton. Edi Rama ndërkohë që shqiptarët janë të vendosur ti japin ndëshkimin e merituar po ecin drejt grushtit të shtetit, bllokimit të sistemit të drejtësisë.”









