-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pasojat e përmbytjeve në Fier/ Vjosa largohet, dalin në sipërfaqe të mbjellat e dëmtuara

Kryesoret

Përmbytjet e fundit në fshatin Kashisht kanë lënë pasoja të rënda, sidomos për fermerët që kultivojnë luleshtrydhe.

Kreshnik Kapaj dhe Genti Halilaj, të cilët mbajnë sera me 4 dhe 7 dynymë luleshtrydhe, përballen me dëme të mëdha pas larjes së serave të mbuluara nga balta.

Ata thonë se përmbytje të tilla nuk kanë ndodhur që prej vitit 1971, dhe akuzojnë institucionet për mungesë verifikimi të dëmeve.

Dëmet kanë prekur rreth 50 hektarë tokë bujqësore, shumica e të cilave është e mbjellë me grurë, që është ushqim për bagëtitë e fermerëve të zonës.

Fermerët fajësojnë ndërtimet pa kriter të argjinaturave dhe ngushtimin e shtratit të lumit Vjosë, sidomos në zonën e urës së autostradës Fier–Vlorë, për përkeqësimin e situatës dhe përmbytjen e tokave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit