-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arratisja e Ndocit nga spitali i Durrësit, pezullohet nga detyra zinxhiri komandues i burgut

Kryesoret

Pasi i paraburgosuri Altin Ndoci u arratis nga Spitali Infektiv i Durrësit, është ndërmarrë një masë e menjëhershme disiplinore ndaj zinxhirit komandues të burgut të Durrësit.

Ndoci, i shoqëruar për një vizitë mjekësore, ka arritur të largohet pavarësisht ndërhyrjes së forcave të Policisë së Burgjeve.

Drejtoria e Burgjeve ka reaguar duke njoftuar se janë duke u zhvilluar hetime intensive për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të lokalizuar dhe kapur Ndocin.

Njoftimi i Drejtorise se Burgjeve për arratisjen e Ndocit:

Paraburgosuri Altin Ndoci është larguar nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave mjekësore. Të gjitha procedurat mjekësore janë zhvilluar në repartin e infektivit, i cili ka repartin e sigurisë për të dënuarit.

Pavarësisht ndërhyrrjes së menjëhershme nga forcat e Policisë së Burgjeve për ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur të largohet nga spitali. Strukturat përkatëse janë vënë menjëherë në lëvizje dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit