Presidenti i Këshillit Evropian, Antoni Costa ka reaguar lidhur me situatën aktuale që po ndodh në Iran, pasi kërkon që të ndalet represioni dhe dhuna e ushtruar ndaj protestuesve nga regjimi.
Në një postim në rrjetin social X, Costa shkruan se regjimi iranian “duhet të ndalojë represionin e dhunshëm ndaj popullit të tij”. Ai thekson se Bashkimi Europian qëndron në krah të qytetarëve iranianë që kërkojnë të drejta themelore, dinjitet dhe liri.









