Në takimin e 35-vjetorit të themelimit të degës së PD-së në Lezhë, Sali Berisha akuzoi Edi Ramën për bllokimin e drejtësisë për të shpëtuar veten e tij dhe njerëzit e tij të afërt, duke përdorur imunitetin për të mbrojtur personazhe të përfshirë në skandale.
Ai tha se Rama po përpiqet të mbrojë individë si Lindat, por paralajmëroi se ky veprim do të çojë në një dënim të mundshëm të tij si ai i Enver Hoxhës.
“Tani na del fytyra e vërtetë e Edi Ramës, thotë që unë nuk njoh vendimet. Thotë që unë do përdor imunitetin për të mbrojtur Lubinë, për të mbrojtur Lindat e tij, Lindën e Surrelit. Thotë se ju, o demokratë, o shqiptarë, ju kam vjedhur, do t’u vjedh dhe ju nuk keni se ç’bëni. Ja këtu po i them nga Lezha, në mënyrë absolute, po bllokove drejtësinë, fatin e babait tënd shpirtëror, Enver Hoxhës do kesh.”









