-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta: Ky është një atentat ndaj drejtësisë dhe një tentativë për të kapur pushtetin gjyqësor

Kryesoret

Partia e Lirisë, e drejtuar nga Ilir Meta, ka kërkuar tërheqjen e menjëhershme të projektligjit për ndryshimet në statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Meta e cilësoi projektligjin si një tentativë për të kapur dhe kontrolluar pushtetin gjyqësor, duke theksuar se ai shkel Kushtetutën dhe cenon parimin e ndarjes së pushteteve.

Ai mbështeti qëndrimin e Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve, e cila ka denoncuar vendosjen e kryetarëve të gjykatave deri në vitin 2028 pa garë dhe jashtë procedurave kushtetuese. Meta kërkoi që ky projektligj, që e cilësoi “mafioz dhe antikushtetues”, të tërhiqet menjëherë.

Reagimi i plotë i Metës:

Partia e Lirisë denoncon projektligjin e propozuar nga “Rilindja” për ndryshimet në ligjin nr. 96/2016, si vijim i grushtit të shtetit ndaj drejtësisë dhe Reformës në Drejtësi, si dhe një përpjekje flagrante për të kapur e vënë nën kontroll absolut politik pushtetin gjyqësor.

Mbështes plotësisht qëndrimin kushtetues dhe parimor të Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve, e cila ka treguar shumë qartë se ky projektligj shkel hapur Kushtetutën, cënon parimin e ndarjes së pushteteve dhe rrëmben kompetencat ekskluzive të Këshillit të Lartë Gjyqësor për emërimin e kryetarëve të gjykatave.

Vendosja me ligj e kryetarëve të gjykatave deri në vitin 2028, pa garë dhe jashtë procedurave kushtetuese, rikthen praktika të rrëzuara më parë nga Gjykata Kushtetuese, praktika që rrënojnë drejtësinë dhe e shndërrojnë atë përfundimisht në një zgjatim të Narkopushtetit “rilindas” në fuqi.

Ky është një atentat shumë i rëndë i Edi Ramës me qëllimin e vetëm kontrollin absolut të asaj pjesë të sistemit të drejtësisë që akoma nuk e kontrollon, si vijim të instalimit të “Ramaformës” si strategji për asgjesimin e shtetit ligjor.

Partia e Lirisë kërkon me forcë tërheqjen e menjëhershme të këtij projektligji mafioz dhe antikushtetues dhe garanton se do të qëndrojë ne mbrojtje të Kushtetutës dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit