Ardian Ismajli u dëmtua në ndeshjen e Torinos ndaj Romës (2-3), duke ngritur shqetësime për gjendjen e mbrojtjes së Kombëtares për sfidën me Poloninë në mars.
Përveç tij, edhe Marash Gjimshiti ka probleme fizike, ndërsa Kumbulla nuk është titullar i garantuar.
Në krahët e mbrojtjes, Elseid Hysaj ka luajtur shumë pak për Lazio-n, Ivan Balliu rikuperohet dhe Mario Mitaj nuk është grumbulluar te Al Itihad.
Stafi teknik ka kohë deri më 26 mars për të rikthyer mbrojtjen në formë optimale para sfidës vendimtare.









