-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arratisje spektakolare e Ndocit, dyshime se fshihet në Tiranë

Kryesoret

Altin Ndoci, i cili një ditë më parë u arratis nga Spitali i Durrësit dyshohet se fshihet në Tiranë.

Sipas gazetares, Xhensila Kodra janë zhvilluar disa kontrolle në zona të ndryshme të Tiranës, konkretisht në Astir, Don Bosko, Selitë etj.

Gjithashtu është kontrolluar edhe banesa e tij në Yzberisht, por familjarët kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për vendndodhjen. Si rrugë lidhëse me Durrësin, kontrolle u kryen edhe në rrugën e Ndroqit.

Tetë persona janë vënë në pranga në lidhje me arratisjen e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit. Mes të arrestuarve janë dhe kryeinfermieri Aulon Çuko dhe Zëvendës shefi i komanduar i policisë së burgut, Desdemon Pazaj.

Emrat e të arrestuarve

-Aulon Çuko- Kryeinfermieri

-Desdemon Pazaj, zëvendës shefi i policisë

-Pesë policët e shoqërimit: Dorjan Saraçi, Sal Ferollari, Preng Marvataj, Fatjon Baçi, Aranit Çela

-Violeta Uka

Pamjet filmike

Pamjet filmike tregojnë qartë se Ndoci zbret nga ambulanca i lirë, pa pranga, dhe më pas shoqërohet drejt godinës së spitalit nga efektivët.

Fakti që ai ndodhej pa masa sigurie fizike bie në kundërshti me rregulloren, pasi për shkak të rrezikshmërisë së tij, Ndoci duhej të ishte i prangosur gjatë gjithë kohës së shoqërimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit