Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka vizituar babanë e tij në Hagë dhe ka ndarë një fotografi nga paraburgimi, duke shfaqur shpresë për lirimin e tij.
“Optimist. Duka i numëruar ditët kur nga ky objekt do të dalin babi dhe shokët e tij. Dielli do të lind përsëri”, shkroi Endrit Thaçi.
Paraburgim në Hagë ndodhen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.









