-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hykmete Bajrami jep dorëheqjen dhe kërkon largimin e Abdixhikut nga kreu i LDK-së

Kryesoret

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka ofruar dorëheqjen e parevokueshme nga posti i saj, pas performancës së dobët në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit. Gjatë mbledhjes së partisë të mbajtur të martën, Bajrami gjithashtu ka kërkuar largimin e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku. Sipas deputetes, kushdo që merr “rezultate të rënda zgjedhore për LDK-në” duhet të marrë përgjegjësi dhe t’i hapë rrugë zgjedhjeve të brendshme partiake.

“Dje në mbledhjen e LDK-së kam kërkuar dorëheqjen e parevokushme të z. Abdixhiku nga pozita e kryetarit të LDK-së, si standard i vendosur nga vetë LDK-ja. Duke respektuar të njëjtin standard, kam ofruar dorëheqjen time të parevokueshme nga pozita e Nënkryetares së LDK-së, mbi parimin se kush merr rezultate të rënda zgjedhore për LDK-në duhet marrë përgjegjësi dhe t’i hapë rrugë zgjedhjeve të brendshme. Ky veprim nuk është personal dhe as emocional, por respektim i standardit politik që LDK-ja vetë e ka ndërtuar ndër vite”, deklaroi të mërkurën Bajrami.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit