Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas deklaratave të një dite më parë të kryeministrit Edi Rama se Shqipëria është një vend me interes të madh për Kinën sa i përket çështjeve të energjisë.
Në një koment për Top News, ambasada e SHBA vlerëson investimin e fundit të bërë nga kompania amerikane Clean World Professional për ndërtimin e një parku Eolik në zonën e Tropojës me kapacitet 600 megavat.
Në të njëjtën kohë, ambasada vë theksin te nxitja e transparencës dhe drejtësisë në Shqipëri, për ta bërë vendin tërheqës për investimet amerikane.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret progresin në investimin e CWP-së, duke sjellë lidershipin amerikan në teknologjinë e energjisë në Shqipëri. Ne vazhdojmë të nxisim transparencë dhe drejtësi në mjedisin rregullator të Shqipërisë për ta bërë vendin më tërheqës për investitorët amerikanë”, thuhet në reagimin e Ambasadës.
Teksa ishte i pranishëm në një ceremoni me kompaninë amerikane Clean VVorld Professional po zbaton projektin për ndërtimin e një parku Eolik në zonën e Tropojës me kapacitet 600 megavat, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama tha se kinezët ia kanë vënë syrin Shqipërisë.
“Po mos të ishte Shqipëria kaq e rëndësishme potencialisht, kinezët që janë civilizimi më i vjetër edhe tregtarët më të padiskutueshëm nuk do i kishin vënë syrin dhe nuk do e konsideroni Shqipërinë si “pikën e mjaltit” në gjithë Europën apo jo?” deklaroi Rama.
E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe e Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn./TCh









