Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Abu Dhabi, ku mori pjesë në Samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Gjatë qëndrimit të tij, Rama u prit në Pallatin Presidencial, ku u zhvilluan takime në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri ndau pamje nga kjo vizitë, përfshirë edhe momentin kur Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan i dorëzon një dhuratë simbolike, të cilën Rama e cilësoi si një çast të veçantë.
“MIRËMËNGJES dhe me videokartolinën e një momenti të paharrueshëm në Pallatin Presidencial të Abu Dhabit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan ai.









