Tre persona, të dënuar më parë për vjedhje, janë arrestuar nga policia e Tiranës pas hetimeve për disa vjedhje banesash gjatë muajit janar.
A. M., 36 vjeç, S. T., 35 vjeç dhe G. K., 38 vjeç, dyshohet të kenë kryer tre vjedhje, përfshirë një rast në rrugën “Dritan Hoxha”, ku u vodhën 14 000 euro dhe sende me vlerë.
Grupi planifikonte vjedhjet duke fotografuar dhe analizuar bravat e dyerve për të përdorur më pas çelës universal.
Hetimet e kryera nga komisariatet Nr. 2 dhe Nr. 3 çuan në arrestimin e tyre, ndërsa policia po punon për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer.
Materialet u referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.









