Donald Trump, në deklaratat e tij tha se ishte informuar nga burime autoritare se vrasjet në Iran kanë ndaluar dhe nuk ka më një plan për ekzekutime
Më parë, Shtetet e Bashkuara filluan procesin e largimit të qindra ushtarëve nga baza ajrore Al Udeid në Katar, baza ajrore më e madhe amerikane në Lindjen e Mesme.
Reuters raporton se personeli po largohet edhe nga baza të tjera në Lindjen e Mesme, pa përmendur konkretisht se cilat prej tyre ka të bëjë procesi.
Ambasada britanike në Teheran u mbyll përkohësisht. Zyrtarët evropianë vlerësuan se sulmi amerikan ndaj Iranit ka të ngjarë të ndodhë brenda 24 orëve të ardhshme.









