Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka sqaruar se cilët qytetarë shqiptarë mund të udhëtojnë në drejtim të SHBA-ve dhe cilat kategori janë të ndaluara.
Sipas njoftimit të ambasadës amerikane, shqiptarët që disponojnë vizë amerikane lejohet të udhëtojnë drejt SHBA-ve vetëm nëse kanë për qëllim turizmin, pushimet, blerjet, takime biznesi apo vizite te miqtë e të afërmit.
Ambasada thekson se nuk lejohet udhëtimi drejt SHBA-ve me qëllim lindjen e fëmijës, studimi për një diplomë apo me qëllim pune.
Njoftimi i plotë nga ambasada:
Është përgjegjësia juaj ta përdorni vizën tuaj në mënyrë korrekte.
Disa aktivitete që LEJOHEN me vizë vizitori B1/B2:
✅ Turizëm
✅ Pushime
✅ Blerje
✅ Vizitë me miq ose të afërm
✅ Takime me bashkëpunëtorë biznesi
✅ Pjesëmarrje në një konventë ose konferencë
Aktivitete që NUK LEJOHEN me një vizë vizitori B1/B2:
❌ Turizëm lindjeje (udhëtim me qëllim kryesor lindjen në Shtetet e Bashkuara për të marrë shtetësinë amerikane për fëmijën)
❌ Punë që rezulton në pagesë nga një punëdhënës ose biznes amerikan
❌ Studimi për një diplomë ose kredite akademike
❌ Performanca të paguara









