Sali Berisha ka nisur vitin politik me një mesazh të qartë për deputetët e Partisë Demokratike të angazhohen direkt në verifikimin e dëmeve nga përmbytjet dhe të garantojnë qytetarët për kompensimin e tyre.
“I garantojmë qytetarët e këtyre zonave se zërin tonë do ta përdorim fuqishëm dhe në çdo kohë, kjo parti në pushtet do i dëmshpërblejë ata për çdo qindarkë që kanë humbur në këto mbytjeje”.
“Kryehajduti i kombit ka bllokuar procedurën kushtetuese për të hequr imunitetin deputetëve dhe ministrave që akuzohen nga organet e drejtësisë për vjedhje, për korrupsion, për shpërdorim. Çdo ditë që kalon është një ditë që nuk legjitimet për të le të shkojë ku të dojë, në qiell dhe në tokë, vrimë miu nuk do të gjejë, në rast se vazhdon të bllokojë Kushtetutën dhe ligjin”, u shpreh Berisha.









