Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion sot ishte parashikuar seanca për personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, mes të cilëve edhe Altin Ndoci, i cili dy ditë më parë u arratis nga spitali i Durrësit ku kishte shkuar për vizitë mjekësore.
Sipas burimeve jozyrtare raportohet se Drejtoria e Burgjeve ka njoftuar zyrtarisht Gjykatën e Posaçme për arratinë e Altin Ndocit.
Shkresa e DPB u lexua gjatë procesit gjyqësor, ku ndër të tjera thuhet se shoqërimi i Ndocit për në gjykatë nuk mund të bëhet, pasi ai është i arratisur dhe po kërkohet nga policia.
“Nuk mund të bëhet shoqërimi i Altin Ndocit, pasi nuk ndodhet në ambientet e IEVP Durrës, si pasojë e arratisjes së tij nga Spitali Rajonal Durrës. Është shpallur në kërkim nga policia”, citoi gjykata shkresën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.









