Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Posaçëm për Aurel Zarkën, duke urdhëruar që çështja të shqyrtohet nga një trup gjykues i ri.
Vendimi i Apelit të Posaçëm kishte ndryshuar klasifikimin e veprës penale, duke e konsideruar atë si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, që ishte e kundërta e qëndrimit të Gjykatës së Shkallës së Parë.
Ky vendim ishte ankimuar nga SPAK dhe nga vetë i pandehuri.









