-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“I vetëm zaptoi 400 ha tokë”, blegtorët në Ersekë: Ka mbivendosje të hartave të truallit

Kryesoret

Banorët e fshatrave Taç i Sipërm dhe Prodan në Ersekë, protestuan sot (15 janar), kundër zaptimit të kullotave që ata pretendojnë se u përkasin dy fshatrave.

Sipas banorëve, sipërfaqe të konsiderueshme kullotash janë përvetësuar nga një person i vetëm, i cili ka marrë në zotërim mbi 400 hektarë tokë.

Ata shprehen se këto sipërfaqe pritet të përdoren për vendosjen e paneleve fotovoltaike, ndërsa theksojnë se kjo situatë i dëmton rëndë, pasi burimi i vetëm i të ardhurave për familjet e tyre është blegtoria.

Rreth 100 blegtorë nga të dy fshatrat preken drejtpërdrejt nga ky zaptim, duke rrezikuar aktivitetin blegtoral.

Banorët i bëjnë thirrje organeve ligjzbatuese dhe institucioneve përkatëse që “të ndërhyjnë dhe të rishikojnë dokumentacionin e pronësisë”.

“Ka mbivendosje të hartave të truallit, ç’ka ka sjellë përfshirjen e padrejtë të kullotave që përdoren prej vitesh për mbajtjen e bagëtive”, shprehen ata.

Në reagimin e tyre gjatë protestës, blegtorët dhe banorët e dy fshatrave treguan edhe dokumentet e hartave topografike, tapive dhe pronësive të këtyre tokave që janë kullotë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit