Trajneri i Dinamo City, Ilir Daja, është zgjedhur nga Drejtoria Teknike e FSHF-së si trajneri më i mirë i muajit dhjetor.
Gjatë këtij muaji, Daja regjistroi katër fitore të rëndësishme në kampionat ndaj Tiranës, Flamurtarit, Vorës dhe Partizanit, ndërsa kulmoi me triumfin në Superkupën e Shqipërisë ndaj Egnatias.
Ky është hera e dytë që Daja merr këtë vlerësim, pas shpalljes së tij trajneri më i mirë në muajin tetor. Trofeu iu dorëzua nga trajneri i Kombëtares U-17, Fatjon Tafaj, para ndeshjes Teuta – Dinamo City, duke njohur përkushtimin dhe rezultatet e arritura nga trajneri kryeqytetas.









