-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Irani mohon ekzekutimin e të riut të arrestuar gjatë protestave

Kryesoret

Autoritetet iraniane mohuan lajmet që paralajmëronin ekzekutimin e një 26-vjeçari, i arrestuar gjatë protestave të fundit. Organizata kurde Hengaw kishte raportuar se Erfan Soltani mund të ekzekutohej vetëm disa ditë pas arrestimit, por ekzekutimi më pas u shty.

Gjyqësori sqaroi se ai përballet me akuza për “bashkëpunim kundër sigurisë kombëtare”, të cilat nuk përfshijnë dënimin me vdekje. Ministri i Jashtëm, Abbas Araghchi, u shpreh gjithashtu se nuk ka plane për ekzekutime të protestuesve.

Megjithatë, Soltanit i është mohuar qasja tek një avokat dhe familja e tij nuk është njoftuar zyrtarisht për akuzat. Arrestimi i tij ndodhi në qytetin Fardis, ndërsa gjyqësori iranian thotë se ai po mbahet në burg në Karaj. Kryetari i gjykatës, Gholam-Hossein Mohseni-Ejei, u shpreh se rebelët duhet të gjykohen dhe ndëshkohen shpejt për të ruajtur efektin e ndëshkimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit