-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministria e Bujqësisë i përgjigjet PD-së: Argjinatura e Semanit nuk është çarë

Kryesoret

Prurjet e shtuara të ujit në lumin Seman dhe shkarkimet nga HEC-i i Banjës kanë shkaktuar gërryerje të kufizuara në argjinaturën e krahut të majtë, të ndikuara nga drejtimi i rrjedhës në këtë segment të lumit.

Autoritetet sqarojnë se nuk është regjistruar asnjë çarje apo dëmtim strukturor.

Problematikat e evidentuara kanë qenë lokale dhe janë trajtuar menjëherë me ndërhyrje për forcimin e zonës.

Aktualisht, situata paraqitet e stabilizuar, ndërsa po përdoret material guror shtesë për të parandaluar përsëritjen e fenomenit.

Ndërkohë, argjinatura është përmirësuar edhe në një shtrirje prej rreth 8 kilometrash, duke u ngritur me rreth 2 metra, për të rikthyer funksionin e saj mbrojtës pas amortizimit ndër vite.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit