-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarr në qendrën e qytetit në Holandë, raportohet për të lënduar

Kryesoret

Një shpërthim i fuqishëm tronditi pasditen e sotme rrugën Visschersteeg në qendrën historike të Utrechtit, duke shkaktuar zjarr të madh dhe dëmtime të konsiderueshme në xhama dhe objekte të banesave dhe bizneseve përreth. Dhjetra ekipe të emergjencës u nisën menjëherë në vendngjarje për të shpëtuar banorët dhe për të vënë flakët nën kontroll.

Sipas autoriteteve, të paktën një person ka mbetur i lënduar, ndërsa numri i të plagosurve mund të rritet pasi shpërthimi ka dëmtuar zona të tjera përreth. Policia ka rrethuar vendngjarjen dhe ka evakuuar banorët dhe bizneset në zonën e Mariaplaats dhe Springweg.

Shërbimet e emergjencës njoftuan aktivizimin e protokollit rajonal GRIP 2, duke koordinuar të gjitha njësitë nga një komandë e vetme dhe duke ngritur një qendër të posaçme jashtë vendngjarjes për menaxhimin e situatës. Autoritetet thonë se shkaqet e shpërthimit mbeten ende të paqarta dhe po hetohen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit