Një i vdekur dhe një i plagosur. Aksident i rëndë ka ndodhur pak para mesnatës te Ura e Dajlanit në Durrës, ku një automjet tip BMW X5 ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga ura në një lartësi rreth 30 metra, duke përfunduar poshtë saj.

Sipas informacioneve paraprake, një vajzë ka humbur jetën në vend, ndërsa shoferi, një i ri, ndodhet në gjendje kritike dhe është transportuar me ambulancë drejt spitalit, duke qenë ende me shenja jete. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për të nxjerrë të aksidentuarin nga mjeti i shkatërruar plotësisht.
/5pyetjet.al









