Udhëheqësja e opozitës venezueliane, Maria Corina Machado i ka dhënë medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqen Presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke shtuar se ky veprim ishte ‘njohje e angazhimit të tij për lirinë e vendit të saj”.
Trump shprehu mirënjohjen e tij në një postim në rrjetet sociale, duke thënë se ky veprim ishte “një gjest i mrekullueshëm respekti të ndërsjellë”.
Megjithatë, presidenti amerikan ka refuzuar të mbështesë Machadon si udhëheqësen e re të Venezuelës, pavarësisht se lëvizja e saj pretendon fitoren në zgjedhjet e kontestuara gjerësisht të vitit 2024.
Trump, ndërkohë, ka pasur kontakte me kryetaren në detyrë të shtetit në Venezuelë, Delcy Rodríguez, ish-zëvendëspresidente e Maduros.









