Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka shpërndarë një mesazh të fuqishëm kundër bullizmit kibernetik, duke theksuar se ky fenomen është një nga kërcënimet më serioze për fëmijët në mbarë Europën, përfshirë Shqipërinë.
Ai paralajmëroi se bullizmi online po ka pasoja të dëmshme për shëndetin mendor dhe sigurinë e fëmijëve, duke cenuar zhvillimin dhe mirëqenien e tyre.
Gonzato nënvizoi se mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në hapësirën digjitale kërkon një angazhim të përbashkët nga të gjithë aktorët e shoqërisë, përfshirë prindërit, shkollat dhe institucionet.
Ai theksoi rëndësinë e politikat më të forta, dialogut të hapur dhe ndërgjegjësimit publik për parandalimin e bullizmit kibernetik dhe krijimin e një mjedisi më të sigurt digjital.
Ambasadori gjithashtu theksoi se bullizmi online nuk ka kufij dhe kërkon bashkëpunim të ngushtë mes vendeve të BE-së dhe partnerëve të rajonit. “Vetëm përmes ndërgjegjësimit dhe veprimit të përbashkët mund të mbrojmë fëmijët tanë nga rreziqet e botës digjitale,” përfundoi ai.









